Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vazhdon ngritja e çmimeve, ankohen qytetarët

Vendi  |  21.08.2025 Ora 7:49   

Ngritja e çmimeve të shumë produkteve është shqetësim për qytetarët. Edhe evidencat e Agjencisë së Statistikave, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore, pasqyrojnë rritje të çmimeve në shumë produkte bazë për jetesë. Ndërkohë, njohës të ekonomisë vënë në pah se për standardin e jetesës në Kosovë, çmimet aktualisht janë të larta, duke paralajmëruar valë të re të shtrenjtimit.

 

Çmimet e një pjese të produkteve ushqimore, veshjeve, të veglave e pajisjeve shtëpiake, si dhe të shumë mallrave të tjera, gjatë muajve të fundit kanë shënuar rritje.

“Nuk po mundemi t’i vërejmë se dita-ditës po ngrihen çmimet", tha një qytetar.

“Shtrenjtë janë gjërat në krahasim me rrogat që i kemi, sidomos me të ardhurat e pensionistëve, por po na ndihmojnë fëmijët tanë, se ndryshe gjysma e pensionit na shkon për terapi”, shtoi një tjetër qytetar.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, sivjet çmimi i kafesë dhe çajit është rritur për 16,9%, i mishit për 12,7%, i pemëve 12,3%, i perimeve për 10,7%, ndërsa ai i vajrave dhe yndyrave për 9.9%.

Ngritje kanë pësuar edhe çmimet e produkteve të tjera si qumështi, djathi, vezët, lëngjet e pijet alkoolike.

Njohës të ekonomisë vënë në pah se për standardin e jetesës në Kosovë, çmimet aktualisht janë të larta.

“Ngritja e çmimeve rrezikon kategorinë e familjeve me asistencë sociale, të pensionistëve, por edhe ata që janë të punësuar në sektorin publik, por gjithashtu edhe në sektorin privat, sepse rritja e pagës ndodhë rrallë, ndërsa inflacioni rritet për çdo muaj, që për ekonominë e konsumatorëve në Kosovë është e papërballueshme”, tha Jakup Bellaqa, njohës i ekonomisë.  

Sipas Bellaqës, muajt në vijim pritet një valë e re e rritje së çmimeve, kjo për shkak të daljes së bizneseve të mëdha në treg të lirë të energjisë.

“Pasojat do të jenë më të mëdha, sepse do të zvogëlohet rritja ekonomike, do të zvogëlohet brutoprodukti, që faktikisht do t’i kushtojë ekonomisë së Kosovës”, shtoi Bellaqa.

Shumë biznese të mëdha në vend kanë paralajmëruar ngritje të çmimeve të produkteve, duke e arsyetuar këtë me shpenzimet për energji elektrike, që vlerësohet se mund të rriten 100 për qind./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing