Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Fermerët shprehen të kënaqur me rezultatet, duke theksuar edhe ndikimin pozitiv të subvencioneve shtetërore që e bëjnë lulediellin një nga kulturat më profitabile të këtij sezoni. Njëri prej tyre është Patriot Sejdiu nga Komuna e Podujevës, i cili këtë vit ka mbjellë rreth 100 hektarë me lulediell. Në total, familja e tij punon mbi 400 hektarë tokë bujqësore me kultura të ndryshme.
Sejdiu thekson për RTK se, pavarësisht thatësisë, rendimentet janë të larta dhe se kjo kulturë po dëshmohet si rezistente ndaj kushteve klimatike. Ai shton se luledielli, përveçse burim i rëndësishëm për ushqim, është i dobishëm edhe për ekosistemin, duke ndihmuar bletët dhe përmirësuar cilësinë e tokës.
Megjithatë, një sfidë kryesore për fermerët mbetet tregu i pasigurt për shitjen e farës. “Nëse do të kishim një treg stabil, do të dyfishonim sipërfaqet e mbjella,” tha Sejdiu për RTK.
Profesori i Fakultetit të Bujqësisë në Prishtinë, Imer Rusinovci, e vlerëson lulediellin si një kulturë me përfitime të mëdha, jo vetëm për fermerët, por edhe për tokën dhe ekosistemin. Sipas tij, sivjet rendimentet janë më të larta dhe kjo e bën lulediellin një kulturë të qëndrueshme dhe shumë të favorshme për zhvillimin e bujqësisë.