Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Studimi i Harvardit arrin të zhdukë simptomat e Alzheimerit për herë të parë tek minjtë!

Shëndeti  |  20.08.2025 Ora 16:45   
Shkencëtarët e Harvardit kanë arritur një përparim duke zhdukur simptomat e Alzheimerit tek minjtë duke përdorur kripëra orotati litiumi. Komponimi jo vetëm që përmirësoi kujtesën dhe njohjen, por gjithashtu uli pllakat e proteinave toksike që dëmtojnë trurin.

Studiuesit zbuluan se pacientët me Alzheimer shpesh kanë mungesë litiumi sepse pllakat e bllokojnë metalin. Litiumi është përdorur prej kohësh në trajtimet e çrregullimit bipolar, por kjo është hera e parë që ka treguar efekte të forta kundër Alzheimerit. Ekspertët paralajmërojnë se nuk është ende i sigurt për pacientët dhe paralajmërojnë kundër vetëmjekimit, pasi litiumi mund të jetë i rrezikshëm.

Provat klinike në njerëz do të jenë hapi tjetër dhe nëse është i suksesshëm, ky mund të bëhet një nga përparimet më të rëndësishme mjekësore në vite. Ndërkaq, sëmundjet neurodegjenerative si Parkinsoni, Alzhaimeri, skleroza dhe demenca mund të jenë pranë zgjidhjes përfundimtare parandalimit ose edhe shërimit të tyre. Një ekip shkencëtarësh nga “Gates Ventures”, kompania e krijuar nga filantropi dhe miliarderi amerikan Bill Gates, ka identifikuar një seri proteinash të cilat ndodhen në trupin e disa individëve dhe mund të sinjalizojnë rrezikun për t’u prekur nga këto sëmundje. Rikujtojmë se FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese që së shpejti mund të arrijë në Evropë.

Sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme e demencës, e cila përkeqësohet me kalimin e kohës, duke i privuar gradualisht të prekurit nga kujtesa dhe pavarësia e tyre. Sipas Fondacionit për të Mposhtur Alzheimerin, 17 për qind e njerëzve mbi moshën 75 vjeç e kanë këtë sëmundje. Edhe pse sëmundja shfaqet te qindra mijëra pacientë, vetëm gjysma diagnostikohet siç duhet.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing