Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në një video të re Q&A për Vogue, 28-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Roseanne Park, tregoi:
“Unë dhe Bruno, o Zot, nuk e di nëse mund ta them… pata grindjen më të madhe me të pak para se të xhirohej videoklipi, por u pajtuam gjatë xhirimeve, kështu që gjithçka shkoi mirë.”
Ajo gjithashtu theksoi se marrëdhënia e tyre është e mirë:
“O Zot, do më vrastë… le të mos grindemi. Të jemi miq,” qeshi ajo.
Kënga “Apt.” ishte single-i kryesor i albumit të saj të parë solo, “Rosie”, i publikuar në 2024.
Në të njëjtën intervistë, Rosé përmendi New York City si një nga vendet e saj të preferuara për të vizituar.
“Mendoj se është disi e çuditshme të them New York kur jam në New York, por po, më pëlqen,” shtoi ylli i hitit “On the Ground”.