Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pas zbatimit të Ligjit për çmimin e barnave, rriten çmimet në disa barnatore të Prishtinës

Vendi  |  28.10.2025 Ora 7:48   
Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për çmimin e barnave, disa barnatore në Prishtinë kanë raportuar ngritje të çmimeve të produkteve farmaceutike.

Farmacistët thonë se po përballen çdo ditë me ankesa nga qytetarët për terapitë që tash kushtojnë më shumë se më parë.

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Kadri Bytyqi, ka konfirmuar se në disa produkte është vërejtur rritje çmimesh, ndonëse ligji kishte për qëllim efektin e kundërt.
Ndërkaq, nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se janë shqyrtuar një numër ankesash dhe janë ndërmarrë masa ndaj barnatoreve që shesin jashtë listës zyrtare të çmimeve.

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve kërkon nga Ministria që të intensifikojë inspektimet në terren për të parandaluar lëvizjen e çmimeve jashtë rregullores.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing