Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në orën 11:00, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, do të bëjë homazhe, ndërsa në orën 12:00 do të marrë pjesë në manifestimin qendror, i organizuar nën patronatin e saj, në bashkëpunim me Shoqatën e ish-Brigadës 138 “Agim Ramadani”.
Beteja e Koshares, e zhvilluar më 9 prill 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta”, u udhëhoq nga komandanti Agim Ramadani. Kjo betejë kishte rëndësi të veçantë strategjike, pasi çoi në thyerjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe krijoi një korridor të qëndrueshëm për furnizim dhe mbështetje për UÇK-në.