Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

18 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Vendi  |  09.04.2026 Ora 8:11   
Sot shënohet 18-vjetori i miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, një moment historik që shënoi fillimin e një epoke të re për shtetin.

Kushtetuta u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të po atij viti, duke u bërë akti më i lartë juridik në vend dhe duke garantuar të drejtat dhe liritë themelore për të gjithë qytetarët.

Përmes saj, Kosova është përcaktuar si shtet i pavarur dhe sovran, me sistem demokratik të qeverisjes dhe me respektimin e të drejtave të njeriut si vlera themelore. Ajo gjithashtu promovon diversitetin kulturor dhe gjuhësor, si dhe siguron mbrojtje për komunitetet që jetojnë në vend.

Kushtetuta, e cila në pjesë rrjedh nga Pakoja e Ahtisarit, parashikon të drejta të veçanta për komunitetet jo-shumicë.

Edhe pas 18 vjetësh, Kosova vazhdon të përballet me sfida, por mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie demokratike, të lirë dhe gjithëpërfshirëse.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing