Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas tij, teprica e qumështit të freskët në treg ka ulur çmimin, ndërsa shpenzimet për naftë dhe ushqim për kafshë kanë shënuar rritje të konsiderueshme.
Situata rëndohet edhe më tej nga rritja e importeve. Gjatë vitit 2025, importet e produkteve të qumështit kanë arritur në 89.8 milionë euro, ndërsa çdo vit importohen rreth 28 milionë litra qumësht i freskët. Po ashtu, industria përdor mbi 1 milion kilogramë qumësht pluhur si alternativë më të lirë, duke kufizuar plasimin e prodhimit vendor.
Bajraktari ka ngritur shqetësime edhe për praktika të padrejta në treg, përfshirë përdorimin e zëvendësuesve si yndyrat bimore, të cilat mund të ndikojnë në cilësinë dhe sigurinë ushqimore.
Në këtë kontekst, Shoqata i është drejtuar Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me kërkesë për masa urgjente, duke theksuar se mbështetja e prodhuesve vendor është kyçe për sigurinë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural në vend.