Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Chuck Leavell, pianisti i The Rolling Stones, ka lënë të kuptohet se legjendat e rock ’n’ roll janë gati për të dalë sërish në rrugë. Pas turneut të fundit Hackney Diamonds në Amerikën e Veriut (2024), Leavell sugjeroi se Europa mund të jetë destinacioni i ardhshëm.
“Ne kemi bërë mjaft në SHBA vitet e fundit, kështu që më shumë gjasa do të ishte diku tjetër, ndoshta Evropë,” tha ai, duke shtuar se grupi po punon edhe për muzikë të re dhe dëshiron të performojë.
Edhe gitaristi Ronnie Wood konfirmoi në shtator se albumi pasues i Hackney Diamonds është gati dhe shprehu shpresën për data të reja live: “Po, shpresojmë të kemi disa koncerte. Shpresojmë të rikthehemi, por ende po pres informacion të saktë.”