Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka raportuar se muaji Tetor i këtij viti u karakterizua nga një rritje e konsumit të energjisë elektrike, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të ASK-së, konsumi i energjisë elektrike shënoi rritje me 16.96% në Tetor 2025. Ndërkohë, prodhimi i thëngjillit – lënda kryesore për energjinë – ra me 14.77%. Kjo situatë çoi në rritjen e ndjeshme të importit të energjisë elektrike, i cili u rrit për rreth 19 për qind, duke arritur në 302,762 MWh.
Dallimet në të dhënat zyrtare Raporti i ASK-së nxori në pah dallime me të dhënat e publikuara në bilancin vjetor të energjisë nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE). Për shembull, ZRRE raporton shifra më të ulëta për prodhimin nga termocentralet dhe importin gjatë Tetorit, duke shkaktuar konfuzion në analizën e saktë të balancës energjetike.
Përgjigja nga Ministria Në lidhje me rritjen e importit dhe rënien e prodhimit vendor, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, theksoi punët për modernizimin e termocentraleve. Ajo konfirmoi përfundimin e punëve në Bllokun B2 dhe planifikimin për Bllokun B1 vitin e ardhshëm. Rizvanolli shtoi se rehabilitimi i njësive të TC “Kosova A” do të rezultojë në:
Rritje të kapaciteteve për 60%.
Rritje të jetëgjatësisë për 20 vite.
Ulje të ndotjes për 25%.
Rritja e importit të energjisë për 48% gjatë nëntëmujorit dhe rënia e prodhimit vendor për rreth 20% ka shtuar pasigurinë dhe ka vlerësuar se kjo situatë mund të ndikojë drejtpërdrejt në shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike.