Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tërmeti 3.1: Alarmohet gjendja e ndërtimeve në Kosovë

Vendi  |  16.12.2025 Ora 7:56   

Një tërmet i lehtë me magnitudë 3.1 shkallë goditi Kosovën dje, pa shkaktuar dëme serioze. Ndonëse i vogël, sizmologët e cilësuan atë si një sinjal që rajoni mbetet sizmikisht aktiv.

Shemsi Mustafa, drejtor i Institutit Sizmologjik të Kosovës, theksoi se territori ka zona me aktivitet të lartë si rajoni i Dukagjinit, Prizrenit, Gjilanit, Vitisë dhe Ferizajt.

Shqetësimet për sigurinë e ndërtimeve Shqetësimi kryesor i ekspertëve lidhet me cilësinë e objekteve. Sizmologët paralajmërojnë se ndërtesat në vend nuk mund t’i bëjnë ballë një tërmeti me magnitudë mesatare, duke vënë theksin te ndërtimet e realizuara veçanërisht në periudhën pas luftës, ku kontrolli i parametrit sizmik ishte minimal.

"Çka është shqetësuese është për ndërtimet në një dekadë pas luftës që faktikisht ka projektuar çdokush, ka ndërtuar çdokush,” u shpreh Mustafa.

Njohësit e ndërtimtarisë nënvizojnë domosdoshmërinë e respektimit të standardeve dhe intervenimin e menjëhershëm në objektet e vjetra, të cilat janë ndërtuar jashtë kodeve aktuale ligjore. Ekspertët u bëjnë thirrje institucioneve që certifikimin e projekteve strukturore ta kalojnë përmes proceseve të sakta shkencore dhe institucionale (institutet dhe fakultetet përkatëse).

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing