Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Shoqata Sindikale e Punëtorëve të KRU “Hidrodrini” ka bërë të ditur se sot do të hyjë në grevë njëorëshe, për shkak të mungesës së përgjigjeve institucionale ndaj kërkesave të tyre.
Sindikata po kërkon rritje lineare të pagave në vlerë prej 110 euro për të gjithë punonjësit, barazimin e shujtës së mëngjesit me ndërmarrjet e tjera publike në vlerë prej 5 euro, si dhe pagesën e pagës së 13-të.
Nga përfaqësuesit e punëtorëve është paralajmëruar se, nëse kërkesat nuk realizohen, veprimet sindikale do të përshkallëzohen, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme.