Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në Kosovë janë regjistruar gjithsej 23 mijë e 209 lindje gjatë periudhës janar–tetor, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Prej tyre, 12 039 lindje janë meshkuj, ndërsa 11 170 femra.
Vetëm në muajin tetor 2025 janë regjistruar 2 269 lindje, të ndodhura si brenda territorit të Kosovës ashtu edhe jashtë saj. Nga ky numër, 1 163 janë meshkuj dhe 1 106 femra.
ASK njofton se gjatë muajit tetor është shënuar rënie e numrit të lindjeve për rreth 9.6 për qind, krahasuar me muajin shtator të këtij viti.