Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

KOSTT: Rritje e konsumit të energjisë gjatë dimrit, apel për kursim në orët e pikut

Vendi  |  19.12.2025 Ora 7:46   

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka njoftuar për rritje të ndjeshme të konsumit të energjisë elektrike gjatë sezonit dimëror, veçanërisht në orët e pikut.

Sipas KOSTT-it, konsumi i energjisë elektrike është rritur për 14.33 për qind krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa ngarkesa maksimale ka arritur në 1468 MW, edhe në kushte kur temperaturat nuk kanë qenë shumë të ulëta. Kjo tregon se në ditët më të ftohta kërkesa për energji mund të rritet edhe më tej.

Orët me kërkesën më të lartë për energji elektrike janë 16:00–20:00 dhe 22:00–23:00. KOSTT u bën thirrje qytetarëve, institucioneve dhe bizneseve që të përdorin energjinë në mënyrë më efikase dhe, kur është e mundur, të zhvendosin konsumin jashtë këtyre intervaleve.

Sipas të dhënave të sistemit, zonat më të ngarkuara ditëve të fundit janë Rahoveci (përfshirë Malishevën), Prizreni 1, Gjilani 1 dhe Lipjani. KOSTT paralajmëron se operimi në kushte mbingarkese mund të çojë në reduktime të kontrolluara dhe të përkohshme, si masë teknike për mbrojtjen e sistemit elektro-energjetik.

Po ashtu, qytetarët udhëzohen që gjatë ndërprerjeve eventuale të largojnë pajisjet elektrike nga rrjeti, për të shmangur dëmtimet dhe për të mundësuar rikthimin e sigurt të furnizimit me energji.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing