Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do t’i nënshtrohet një rinovimi të plotë në vlerë prej 50 milionë eurosh, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Lojërave Mesdhetare.
Sipas Çekut, investimi përfshin edhe sallën e djegur, me qëllim që objekti të funksionalizohet tërësisht dhe të vihet në shërbim të sportistëve, artistëve dhe të rinjve. Ai ka bërë të ditur se, bazuar në marrëveshjen me Bankën Evropiane për Investime, tashmë janë angazhuar studiot projektuese që do të hartojnë projektin e rijetësimit të Pallatit.
Ministri ka theksuar se ekspertiza profesionale vendore dhe ndërkombëtare janë përfshirë në këtë proces, me synimin për të krijuar një model modernizimi që i përgjigjet nevojave bashkëkohore dhe rikthen rolin e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve si një objekt kyç në jetën sportive, kulturore dhe rinore të kryeqytetit.