Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ka njoftuar se ka hequr ndalesën e importit të kafshëve të gjalla dhe shpezëve nga Republika e Shqipërisë.
Sipas njoftimit zyrtar, bazuar në raportet e ADIS dhe Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), në territorin e Shqipërisë nuk janë më të pranishme sëmundjet PPR – mortaja e dhenve dhe dhive, si dhe Avian Influenza (gripi i shpezëve) me patogjenitet të lartë HPAI-H5N1.
Në bazë të Ligjit për Veterinarinë Nr. 2004/21, AUV-i ka marrë vendim që të lejojë importin e kafshëve të gjalla, përfshirë dele dhe dhi dhe produktet e tyre, si dhe shpezët e gjalla dhe produktet e shpezëve që vijnë nga Shqipëria.