Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka hedhur pas krahëve polemikat me Mohamed Salah, pas situatës së tensionuar që tronditi klubin dhe tifozët. Egjiptiani mbeti në stol për disa ndeshje radhazi dhe kritikoi publikisht klubin, por më pas palët duket se kanë arritur pajtim.
Slot e aktivizoi Salahun në ndeshjen kundër Brighton, duke treguar se ekipi ka ecur përpara. Aktualisht, sulmuesi është i angazhuar me Kupën e Kombeve Afrikane, ku fokusi i tij është te kombëtarja. “Veprimet flasin më shumë se fjalët. Ai luajti kundër Brighton, tani është me kombëtaren dhe ne përgatitemi për Tottenham,” tha trajneri i Reds në konferencën për shtyp.
Slot theksoi se është e drejtë që Salah të përqendrohet te ndeshjet me Egjiptin, ndërsa Liverpooli synon rezultatet në Premier League.