Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dita me diell, e nata mund të sjellë borë

Vendi  |  30.12.2025 Ora 7:36   
Të martën parashikohet të mbajë mot me diell në orët e mëngjesit, ku më pas pritet të kemi depërtimin e masave të ftohta, me ç’rast gjatë ditës dhe në orët e mbrëmjes pritet të ketë shtim të vranësirave, duke gjeneruar lokalisht reshje të pakta bore, sidomos përreth zonave malore. Gjatë natës pritet kthjellim i motit. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-44 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -8 deri në -5°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 8°C. Vlerat më të larta pritet të regjistrohen në pjesën e parë të ditës në zonat drejt veriut, e më pas pasdite masat e ftohta pritet të shtrihen edhe drejt jugut. /MeteoKosova/
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing