Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Komuna e Malishevës fton qytetarët të raportojnë dëmet nga vërshimet

Vendi  |  13.01.2026 Ora 7:43   

Komuna e Malishevës ka publikuar një thirrje zyrtare për të gjithë qytetarët, personat fizikë dhe juridikë, të cilët kanë pësuar dëme si pasojë e reshjeve atmosferike dhe vërshimeve të fundit.

Sipas njoftimit, raportimi i dëmeve ka për qëllim evidentimin e pasojave në infrastrukturën publike dhe në ekonomitë familjare, me qëllim të mundësimit të ndërhyrjeve të shpejta dhe ofrimit të ndihmës së nevojshme.

Qytetarët e prekur duhet t’i lajmërojnë dëmet pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e Tjera. Plotësimi i formularit bëhet në zyrën e pritjes në objektin e ri të Komunës së Malishevës.

Afati për paraqitjen e kërkesave është deri më 16.01.2026, në ora 16:00.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing