Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rriten çmimet e bukës në Prishtinë në ditët e para të vitit 2026

Vendi  |  13.01.2026 Ora 7:46   

Edhe në ditët e para të vitit 2026, shumë furrëtarë në Prishtinë kanë rritur çmimet e bukës dhe të pjekurinave të tjera, duke shfrytëzuar vakumin institucional pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.

Në zinxhirin e furrave “Milenium Bakery”, një bukë që deri në fund të vitit shitej me çmim 0.49 centë, pas Vitit të Ri ka arritur në 0.69 centë, që përbën një rritje mbi 40 për qind brenda një periudhe shumë të shkurtër.

Sipas analizave të njohësve të zhvillimeve ekonomike, sektori i furrtarëve konsiderohet ndër më të privilegjuarit në vend, për shkak të lehtësirave të shumta në veprimtari, mbikëqyrjes së dobët institucionale dhe tolerancës ndër vite. Megjithatë, përkundër këtyre përfitimeve, rritja e çmimeve po ndodh shpesh pa arsye të justifikueshme, duke rënduar koston e jetesës për qytetarët, raporton Buletini Ekonomik.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing