Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Komuna e Obiliqit vendos gjoba për ndotjen e hapësirave publike

Vendi  |  29.01.2026 Ora 7:44   

Komuna e Obiliqit ka marrë vendim për ashpërsimin e masave ndaj ndotjes së hapësirave publike, duke vendosur gjoba për individët dhe bizneset që nuk kujdesen për ambientin përreth pronave të tyre.

Sipas këtij vendimi, personat fizikë që ndotin hapësirat publike apo zonën përpara pronës së tyre do të gjobiten me 200 euro, ndërsa bizneset dhe subjektet afariste që ndotin ambientin rreth objekteve të tyre do të përballen me gjoba deri në 1 mijë euro. Zbatimi i masave do të bëhet nga Inspektorati Komunal.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka deklaruar se vendimi synon ruajtjen e ambientit dhe rritjen e vetëdijes qytetare, duke theksuar se ndotja e pakujdesshme ka ndikuar edhe në përmbytjet e fundit në komunë. Ai shtoi se komuna, në bashkëpunim me ndërmarrjet për pastrim, nuk mund të arrijë rezultate pa angazhimin e qytetarëve.

Vendimi për gjobitjen e ndotësve hyn në fuqi më 15 shkurt, ndërsa autoritetet komunale u bëjnë thirrje qytetarëve të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë publike.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing