Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) do të mbajë sot një konferencë për media lidhur me situatën e vërshimeve dhe masat e ndërmarra për menaxhimin e tyre. Fokus i konferencës do të jenë operacionet në terren, koordinimi ndërinstitucional si dhe rekomandimet për përballimin e situatave emergjente.
Konferenca do të zhvillohet në selinë qendrore të AME-së në Hajvali, ku përfaqësuesit e agjencisë do të informojnë publikun për gjendjen aktuale në zonat e prekura, kapacitetet e angazhuara si dhe bashkëpunimin me institucionet relevante në nivel qendror dhe lokal.