Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tërmet me magnitudë 4.8 godet juglindjen e Kosovës, pa raportime për dëme serioze

Vendi  |  11.02.2026 Ora 7:24   
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka reaguar pas tërmetit që goditi Kosovën mbrëmjen e 10 shkurtit 2026, në ora 22:05.

Sipas të dhënave të Rrjetit Sizmologjik, Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mesdhetare, tërmeti kishte magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihter dhe intensitet VI sipas shkallës së Merkalit. Epiqendra ishte 23 kilometra në lindje të Prizrenit, ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 5 kilometra.

Lëkundjet janë ndier në disa pjesë të vendit, veçanërisht në zonën juglindore (Prizren–Shtërpcë). Sipas njoftimit zyrtar, deri në këto momente nuk ka raportime për dëme serioze apo persona të lënduar.

Institucionet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë dhe po e monitorojnë situatën në vazhdimësi.

Agjencia u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, të informohen vetëm nga burime zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë në rast të lëkundjeve të tjera. Numrat emergjent 112, 193 dhe 192 janë në dispozicion 24/7.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing