Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, ka përshëndetur formimin e institucioneve të reja të Kosovës, duke e cilësuar krijimin e qeverisë si një hap pozitiv pas më shumë se një viti bllokade politike.
Ajo ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe ka theksuar se qeveria e re duhet të përshpejtojë reformat për të zhbllokuar mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, që arrin në qindra milionë euro, si dhe për të avancuar procesin e integrimit evropian.
Kallas ka theksuar gjithashtu nevojën për përparim në dialogun me Serbinë, duke paralajmëruar se së shpejti pritet të mbahet një takim i liderëve në kuadër të procesit të normalizimit.
Lajmet e mira nga Prishtina i ka përshëndetur edhe komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila ka bërë të ditur se fokusi tani mund të zhvendoset në reformat e BE-së dhe zbatimin e Planit të Rritjes për Kosovën. Ajo ka konfirmuar se do ta vizitojë Kosovën në të ardhmen e afërt.