Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Alarm në Neonatologji: rritet numri i foshnjave të braktisura, mungesë familjesh strehuese në Prishtinë

Vendi  |  16.02.2026 Ora 9:20   

Alarm në Neonatologji: rritet numri i foshnjave të braktisura, mungesë familjesh strehuese në Prishtinë

Të dhënat e Klinika e NeonatologjisëQendra Klinike Universitare e Kosovës tregojnë një rritje shqetësuese të rasteve të foshnjave të braktisura. Vetëm gjatë muajit janar janë regjistruar tri raste të tilla, ndërsa gjatë vitit të kaluar numri total i foshnjave të braktisura arriti në 32, të cilat më pas janë sistemuar në forma të ndryshme përkujdesjeje.

Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Luan Morina, ka bërë të ditur për Radio Kosovën se aktualisht në klinikë po trajtohen dy foshnja të mbetura pa përkujdesje prindërore. Sipas tij, nga fillimi i këtij viti janë shënuar tri raste braktisjeje, ku njëra foshnjë tashmë është dërguar në një familje strehuese përmes bashkëpunimit me Qendrën për Punë Sociale të komunës përkatëse.

Mjekët theksojnë se arsyet më të shpeshta të braktisjes lidhen me rrethana të vështira sociale, si lindjet jashtëmartesore, varfëria, neglizhenca prindërore dhe në disa raste dhuna në familje. Po ashtu, një numër foshnjash braktisen edhe për shkak të anomalive të lindura apo sëmundjeve të rënda dhe të pashërueshme.

Në mungesë të përkujdesjes prindërore, fëmijët e braktisur sistemohen ose në familje adoptuese, ose në familje strehuese që u ofrojnë kujdes të përkohshëm.

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelina Sahiti, vlerëson se numri i familjeve strehuese në kryeqytet është i pamjaftueshëm. Aktualisht, sipas saj, janë vetëm tri familje strehuese aktive, ndërkohë që nevojat janë shumë më të mëdha. Ajo shton se synimi i institucionit është që brenda këtij cikli të rritet ky numër në së paku gjashtë familje strehuese në Prishtinë.

Ndërkaq, Fata Rexhepi nga Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror, sqaron kriteret që duhet të plotësojnë familjet strehuese. Sipas saj, përveç vullnetit, familjet duhet të jenë mbi moshën 25-vjeçare, të kenë zotësi veprimi, të mos kenë precedent penal, të ofrojnë kushte adekuate banimi dhe të jenë në gjendje të mirë fizike dhe psikike.

Sipas statistikave të Klinikës së Neonatologjisë në QKUK, gjatë vitit të kaluar nga 32 foshnja të braktisura, 12 janë sistemuar në familje strehuese përmes qendrave për punë sociale, 19 janë ribashkuar me familjet biologjike, ndërsa 7 fëmijë të braktisur më herët janë adoptuar.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing