Kanye West ka njoftuar koncertin e tij të parë në Europë pas 12 vitesh. Reperi, i njohur si Ye, do të performojë më 6 qershor në GelreDome në Arnhem, Holandë, në një koncert të vetëm.
Ky do të jetë koncerti i tij i parë europian që nga viti 2014 dhe i pari në Holandë që nga viti 2013. Sipas organizatorëve, eventi pritet të ketë interes shumë të madh. Një tjetër koncert është planifikuar më 18 korrik në Reggio Emilia, Itali.
Albumi i ri i Kanye West, Bully, pritet të publikohet më 20 mars, ndërsa biletat për koncertin në Arnhem dalin në shitje të premten.