Zayn Malik ka pranuar se është “shumë i entuziazmuar” që publiku ende tregon interes për të, pas largimit nga One Direction.
Këngëtari 33-vjeçar u largua nga grupi në vitin 2015 për të ndjekur karrierën solo dhe, ndërsa përgatitet për publikimin e albumit të tij të pestë Konnakol, tha se nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të arrinte të publikonte katër albume, e jo më pesë.
Gjatë një interviste në podcast-in Call Her Daddy të Billboard, Zayn u shpreh:
“Sinqerisht, fakti që njerëzit ende kujdesen. Pesë albume solo tani – isha i lumtur që pata mundësinë të bëja të parin pas largimit nga grupi dhe që njerëzit u interesuan.”
Ai shtoi se është krenar për zhvillimin personal dhe artistik që ka arritur përmes muzikës së tij.
Albumi Konnakol pritet të publikohet më 17 prill 2026 dhe do të përmbajë 15 këngë. Pas njoftimit të albumit, Zayn publikoi edhe singlin kryesor Die for Me.
Këngëtari, me origjinë pakistaneze, tha se shpreson që fansat të njohin më nga afër kulturën dhe trashëgiminë e tij, duke e cilësuar Konnakol si projektin e tij më të frymëzuar nga kultura deri më sot. Albumi merr frymëzim nga muzika tradicionale karnatike e Indisë Jugore, e ndërthurur me pop dhe R’n’B.
Në kuadër të albumit, Zayn ka njoftuar edhe një turne arenash Konnakol në Britaninë e Madhe, Amerikën e Veriut dhe të Jugut, me gjithsej 31 koncerte.