Demi Lovato ka anuluar pesë koncerte të turneut të saj për shkak të shqetësimeve për shëndetin. Këngëtarja 33-vjeçare u shpreh se e kishte “tepruar me angazhimet”, në një postim emocional në Instagram drejtuar fansave të saj, të njohur si “Lovatics”.
Ajo sqaroi se problemet e saj kronike shëndetësore e kanë bërë të kuptojë se nuk mund të realizojë të gjitha 23 datat e turneut It’s Not That Deep siç ishte planifikuar.
Demi, e cila prej vitesh ka folur hapur për sfidat me shëndetin mendor, përfshirë çrregullimin bipolar, varësinë nga substancat, çrregullimet e të ushqyerit dhe depresionin, tha se ka nevojë për më shumë kohë pushimi dhe përgatitjeje mes koncerteve.
“Në mënyrë që të mbroj shëndetin tim dhe t’ju jap më të mirën në çdo shfaqje, më duhet të kem më shumë kohë për pushim dhe prova,” shkroi ajo.
Turneu u njoftua në tetor dhe shërben për promovimin e albumit të saj të nëntë, të cilin Demi e ka përshkruar si një rikthim te rrënjët e saj elektronike-pop.