Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Inflacioni në Kosovë arrin 5.8% në janar 2026, rritje të theksuara në transport, energji dhe ushqim

Vendi  |  19.02.2026 Ora 7:45   

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për janar 2026, duke bërë të ditur se norma vjetore e inflacionit ka arritur në 5.8%, krahasuar me janarin e vitit 2025. Inflacioni mujor, krahasuar me dhjetorin 2025, ishte 1.2%.

Sipas ASK-së, rritjet më të theksuara vjetore janë regjistruar te biletat e fluturimeve (+50.4%), furnizimi me ujë dhe shërbimet komunale (+44.4%), lëndët djegëse të ngurta si druri dhe peletet (+17.2%) dhe energjia elektrike (+16.7%). Rritje të ndjeshme janë shënuar edhe te mishi (+13.1%), pemët (+15.5%), si dhe shërbimet e transportit personal (+14.5%).

Në anën tjetër, karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal kanë shënuar rënie prej -7.3% në baza vjetore, duke ndikuar negativisht në IHÇK me rreth -0.4%.

Në nivel mujor, ndikimin kryesor në rritjen e çmimeve e kanë pasur biletat e fluturimeve (+42.1%) dhe shërbimet komunale (+41.4%), ndërsa karburantet kanë shënuar rënie prej -3.4%.

ASK thekson se ndryshimet e çmimeve janë reflektuar pothuajse në të gjitha grupet e konsumit, me ndikim më të madh në transport, ushqim dhe energji – kategori që zënë pjesën më të madhe të buxhetit familjar.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing