Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas ZRRE-së, aplikacionet janë në proces vlerësimi përmes analizave teknike dhe financiare, në përputhje me kornizën ligjore në fuqi. Pas përfundimit të shqyrtimit, raportet dhe propozimet tarifore do të publikohen dhe do t’i nënshtrohen konsultimit publik para marrjes së vendimit final.
Eksperti i energjetikës, Adhurim Haxhimusa, vlerëson se rritja e tarifave mund të jetë e pashmangshme, duke përmendur si arsye renovimin e një blloku të “Kosova B”, i cili ka qenë jashtë funksionit, çka ka rritur nevojën për import të energjisë.
Ndërkohë, iniciativa qytetare “Asnjë cent më shumë” ka paralajmëruar kundërshtim dhe mundësi protestash në rast të miratimit të rritjes. KESCO ka kërkuar rritje mbi 20 për qind të tarifave për vitin 2026, duke u thirrur në rritjen e kostove operative dhe sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji.