Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në Nju Jork mbahet diskutim për gratë e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Vendi  |  26.02.2026 Ora 7:45   
Në Konsullata e Republikës së Kosovës në Nju Jork është mbajtur një diskutim me temën “Gratë, Lufta dhe Lufta për Drejtësi në Republikën e Kosovës”, i organizuar nga Shoqata Ulqini në bashkëpunim me Konsullatën.

Ngjarjen e hapi ambasadori i Kosovës, Blerim Reka, i cili kërkoi drejtësi ndërkombëtare për Vasfije Krasniqi Goodman dhe për rreth 20,000 gra shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e së vërtetës dhe përgjegjësisë.

Diskutimi trajtoi krimet dhe gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, me theks të veçantë në krimet seksuale gjatë luftës, si dhe forcën dhe qëndresën e grave të mbijetuara.

Në panel folën Vasfije Krasniqi Goodman, e Dërguara Speciale e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, e cila ndau dëshminë e saj, si dhe Vera Mjeku, me reflektime mbi rëndësinë e drejtësisë dhe angazhimit institucional.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing