Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Programi synon fuqizimin e kërkimit shkencor, zhvillimin dhe menaxhimin e programeve të doktoratës, si dhe rritjen e ndërkombëtarizimit të universitetit. Organizatorët kanë theksuar se synimi është që kjo akademi të bëhet tradicionale dhe pjesë e rregullt e kalendarit akademik.
Gjatë ceremonisë së hapjes u nënvizua rëndësia e bashkimit të talentit me mundësitë për të nxitur inovacionin, veçanërisht në epokën e zhvillimeve teknologjike dhe inteligjencës artificiale.
Në fjalët hyrëse folën prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik Rozafa Basha, rektori Arben Hajrullahu dhe ambasadori i Luksemburgut në Kosovë Eric Dietz.
Shkolla Dimërore “Warm UP”, e mbështetur nga Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Ambasada e Luksemburgut në Kosovë, do të vazhdojë me sesione pune gjatë ditëve në vijim.