Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Prishtina shënon fillimin e Ramazanit me ndezjen e dritave dekorative në qendër të qytetit

Vendi  |  19.02.2026 Ora 7:47   

Prishtina ka shënuar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit me ndezjen e dritave dekorative në Prishtinën e Vjetër dhe në sheshin kryesor të qytetit.

Në ceremoninë festive morën pjesë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, si dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se bashkë me përfaqësuesit e Bashkësisë Islame kanë ndezur dritat dekoruese në Kryeqytet.

“Le të shërbejë ky muaj si një mundësi për të forcuar lidhjet mes nesh, për të ndarë më shumë mirësi dhe për të kultivuar vlera që e bëjnë shoqërinë tonë më të drejtë dhe më njerëzore”, ka deklaruar ai.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing