Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Qendra e Studentëve në Prishtinë njofton për ndryshime në mensë dhe orarin e konvikteve gjatë Ramazanit

Vendi  |  19.02.2026 Ora 7:53   

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka njoftuar për ndryshime të përkohshme në shërbimet e mensës dhe orarin e konvikteve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Sipas njoftimit, për syfyr do të ofrohen shujta të thata të paketuara, të cilat studentët mund t’i marrin çdo ditë gjatë orarit të drekës, në një linjë të veçantë ushqimi të dedikuar për këtë qëllim.

Ndërsa për iftar, për shkak të numrit të madh të studentëve, ushqimi do të jetë i disponueshëm edhe në formë të paketuar, duke u mundësuar studentëve ta marrin me vete dhe ta konsumojnë në dhomat e konvikteve, me qëllim të shmangies së mbingarkesës në hapësirat e brendshme.

Po ashtu, hyrje-daljet në konvikte do të lejohen nga ora 03:00 deri në përfundim të kohës së syfyrit. Ky ndryshim është i përkohshëm dhe pas përfundimit të Ramazanit do të rikthehet orari i mëparshëm.

Qendra e Studentëve ka falënderuar studentët për mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke iu uruar muaj të mbarë dhe me shëndet.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing