Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në Kuvendi i Kosovës sot do të mbahen një sërë mbledhjesh të komisioneve parlamentare, ku në fokus kryesor është shqyrtimi i Projektligjit Nr.10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ai për Legjislacion, Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, si dhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të trajtojnë çështje që lidhen me projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Po ashtu, mbledhje do të mbajnë edhe komisionet për Arsim, Ekonomi, Siguri, Kulturë, Punë të Jashtme, Shëndetësi dhe për të Drejtat e Komuniteteve.
Ndërkohë, në Gjykata Themelore në Prishtinë, në ora 09:30 pritet shpallja e aktgjykimit për Endrit Nikën, i akuzuar për vrasjen e një shtetaseje argjentinase në Fushë Kosovë.
Gjatë ditës do të nënshkruhet edhe një memorandum bashkëpunimi mes Komuna e Fushë Kosovës dhe KEK.
Ndërkaq, Instituti i Kosovës për Drejtësi do t’i drejtohet zyrtarisht Kuvendit me kërkesë për inicimin e një debati parlamentar lidhur me zbatimin e legjislacionit për pensionet e moshës, krahas përfitimeve të tjera të përcaktuara me ligj.