Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tregu i Gjelbër i Prishtinës vazhdon të funksionojë në kushte të vështira

Vendi  |  20.02.2026 Ora 7:45   

Tregu i Gjelbër në Prishtinë vazhdon të operojë në kushte që qytetarët dhe tregtarët i konsiderojnë të papërshtatshme. Ndonëse ndër vite janë realizuar disa investime kryesisht në infrastrukturën e tezgave, problematikat bazike mbeten të pazgjidhura.

Vizitorët e tregut ankohen për mungesë të pastërtisë, kushte jo të favorshme higjienike dhe çmime që, sipas tyre, nuk përputhen gjithmonë me standardin e hapësirës ku ofrohen produktet. Shumë prej tyre vlerësojnë se kryeqyteti ka nevojë për një treg të ri, i cili do të ofronte kushte më të mira si për blerësit ashtu edhe për shitësit.

Edhe tregtarët shprehen se punojnë në rrethana të vështira, duke theksuar se ambienti aktual nuk plotëson kushtet elementare për zhvillim të qëndrueshëm të aktivitetit të tyre.

Deri në ndërmarrjen e një zgjidhjeje konkrete, Tregu i Gjelbër mbetet në të njëjtën gjendje, ndërsa pritjet për përmirësim vazhdojnë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing