Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mbi 1,200 pako ushqimore shpërndahen për familjet në nevojë në Mitrovicë

Vendi  |  20.02.2026 Ora 7:52   

Komuna e Mitrovicës ka realizuar një aksion humanitar me rastin e muajit të Ramazanit, duke shpërndarë mbi 1,200 pako ushqimore për familjet në nevojë.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria e Mirëqenies, në bashkëpunim me partnerë dhe donatorë, ka mbështetur familjet përfituese të asistencës sociale dhe kategoritë më të cenueshme, me synimin që asnjë familje të mos hyjë në muajin e shenjtë pa përkrahje.

Drejtori Ramadan Beshiri ka bërë të ditur se, në raste të veçanta, ndihmat janë shpërndarë edhe në orët e vona për familjet që nuk kishin mundësi të lëviznin.

Ky aksion synon të forcojë solidaritetin dhe mbështetjen sociale gjatë muajit të Ramazanit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing