Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Komuna e Prizrenit hap skemë të re grantesh për gratë dhe të rinjtë në biznes

Vendi  |  20.02.2026 Ora 7:53   

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të hapë një skemë të re grantesh për gratë dhe të rinjtë që synojnë të nisin aktivitete të reja biznesi.

Sipas njoftimit zyrtar, kjo skemë ka për qëllim mbështetjen e ideve inovative, kreativitetit dhe ndërmarrësisë, duke kontribuar në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të komunitetit.

Nismës i bashkohet edhe një projekt i dedikuar për Inteligjencë Artificiale, si pjesë e përgatitjes për sfidat dhe mundësitë e së ardhmes. Përmes këtij programi synohet fuqizimi i kapaciteteve lokale, rritja e prodhimit dhe përpunimit, si dhe ndërtimi i një kulture inovacioni në nivel lokal.

Në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal – Jug, pritet të mbështeten projekte konkrete me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

Thirrja për aplikim do të hapet së shpejti dhe të interesuarit ftohen të aplikojnë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing