Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sot shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës të vitit 1989, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të rezistencës politike dhe shoqërore në Kosovë.
Greva nisi më 20 shkurt 1989, kur minatorët u ngujuan në thellësitë e minierës në shenjë kundërshtimi ndaj zhvillimeve të kohës. Ky akt u shndërrua në simbol të qëndresës qytetare, sakrificës dhe unitetit, duke tërhequr vëmendjen e opinionit vendor dhe ndërkombëtar.
Përvjetori do të përkujtohet sot në menzën e minatorëve në Stan Tërg, Mitrovicë, duke filluar nga ora 11:00.