Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kompania shumëkombëshe zvicerane Nestlé ka bërë të ditur se është në negociata të avancuara për shitjen e biznesit të saj të mbetur të akullores tek partneri i përbashkët Froneri.
Divizioni përfshin marka të njohura si Häagen-Dazs dhe Drumstick, dhe vlerësohet rreth 1 miliard franga zvicerane, ose 1.3 miliardë dollarë. Shitja pritet të realizohet brenda vitit të ardhshëm, ndërsa Nestlé do të vazhdojë të mbetet pjesë e sipërmarrjes së përbashkët.
Kjo lëvizje vjen në kuadër të strategjisë së re të kompanisë për të thjeshtuar operacionet dhe për t’u fokusuar në sektorë kyç si kafeja, ushqimi për kafshë shtëpiake, ushqimi dhe snack-et.
Ndërkohë, kompania po përballet edhe me ndikim negativ në shitje pas tërheqjes së disa produkteve të formulës për foshnja në disa vende evropiane, për shkak të gjurmëve të një toksine të zbuluar gjatë kontrolleve të cilësisë.
Nestlé ka paralajmëruar masa të mëtejshme për uljen e kostove dhe ristrukturimin global të operacioneve të saj.