Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rama: TRAM-i elektrik nuk financohet nga buxheti i Komunës së Prishtinës

Vendi  |  23.02.2026 Ora 7:43   

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se projekti i TRAM-it elektrik nuk do të financohet nga buxheti i Komunës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se nuk ka nevojë të ndahet buxhet nga Kryeqyteti për këtë projekt, pasi ai po zhvillohet në bashkëpunim me sektorin privat.

Sipas tij, financimi do të realizohet përmes angazhimit të kapitalit privat, ndërsa këtë, siç ka shtuar, e kishte sqaruar edhe në ditën kur janë nënshkruar marrëveshjet me operatorët privatë.

Projekti i TRAM-it elektrik mbetet një nga iniciativat më të diskutuara në kryeqytet, ndërsa Komuna insiston se realizimi i tij nuk do të rëndojë mbi buxhetin publik.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing