Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kosova ka dorëzuar kërkesën për pranimin e mjeteve të parafinancimit nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, por pagesa nuk mund të procedohet pa njoftimin formal se marrëveshjet relevante janë ratifikuar në Kuvend.
Komisioni Evropian ka bërë të ditur se pagesat e ardhshme do të varen nga zbatimi i reformave dhe programet që autoritetet kosovare do t’i paraqesin për vlerësim.
Pakoja financiare për rajonin përfshin periudhën 2024–2027, ndërsa një pjesë e reformave kishin afate deri në dhjetor 2024 dhe dhjetor 2025. Sipas rregullave të Komisionit, ekziston një “periudhë gri” që zgjat afatet për një ose dy vjet, por nëse hapat e kërkuar nuk përmbushen deri në fund të kësaj periudhe, fondet e alokuara humben.
Kosova ishte ndër vendet e para që miratoi Agjendën e Reformave, të aprovuar nga Komisioni Evropian në tetor 2024, por procedimi i pagesave u vonua për shkak të ngërçit politik.
Nëse i shfrytëzon plotësisht fondet e parapara, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro, duke u renditur ndër përfituesit më të mëdhenj për kokë banori në rajon.