Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rriten qiratë në Pallatin e Rinisë nga 1 prilli

Vendi  |  16.03.2026 Ora 7:40   

Nga data 1 prill, bizneset që operojnë në Pallati i Rinisë do të përballen me tarifa të reja të qirasë, të cilat sipas rregullores së re do të variojnë nga 11.87 deri në 24.65 euro për metër katror.

Sipas Ndërmarrjes Publike Lokale “Pallati i Rinisë”, hapësirat janë ndarë në katër zona. Në zonën A çmimi do të jetë 24.65 euro për metër katror, në zonën B 18.92 euro, në zonën C 16.23 euro, ndërsa në zonën D 11.87 euro.

Rregullorja e re pritet të prekë mbi 60 biznese, ndërsa sipas përfaqësuesve të bizneseve, më të goditura do të jenë lokalet e gastronomisë.

Disa qiramarrës kanë shprehur shqetësim për rritjen e çmimeve, duke thënë se kjo mund të rrezikojë funksionimin e bizneseve të tyre. Pronari i pastiçerisë “Piano”, Bedri Statovci, i cili operon prej 37 vitesh në këtë hapësirë, thotë se me rregulloren e re qiraja mund të kalojë mbi 5 mijë euro, çmim që sipas tij është i papërballueshëm.

Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes, Shpend Bilalli, ka deklaruar se ndryshimet janë bërë pas matjeve të reja të hapësirave, të cilat kanë zbuluar mospërputhje të mëdha në metra katrorë dhe çmime, duke i shkaktuar ndërmarrjes humbje financiare.

Sipas tij, rregullorja e re synon menaxhim më të mirë të hapësirave dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve sportive, kulturore dhe investimeve të reja.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing