Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Rreth 20 mijë pensionistë të rinj të moshës mbi 65 vjeç i janë shtuar skemës së pensioneve në Kosovo gjatë katër viteve të fundit, duke rritur edhe nevojën për buxhet më të madh për këtë kategori.
Vetëm për pensionet e moshës dhe kompensimet, në buxhetin e këtij viti janë paraparë rreth 300 milionë euro.
Ekonomisti Shkumbin Misini thekson se rritja e numrit të pensionistëve dhe rënia e fuqisë punëtore mund të krijojnë presion të madh mbi financat publike në të ardhmen.
Sipas tij, gjatë 13 viteve të fundit numri i personave mbi 65 vjeç është rritur me 48.8 për qind, një trend që kërkon analizë të kujdesshme për të shmangur një barrë të madhe sociale për buxhetin e shtetit.
Ndërkohë, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, vlerëson se institucionet duhet të ndërhyjnë për të ruajtur fuqinë punëtore dhe për të rritur produktivitetin ekonomik.
Në total, duke përfshirë të gjitha kategoritë e pensioneve, shteti ka planifikuar të ndajë 577 milionë euro në buxhetin e vitit të ardhshëm.