Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një studim i ri i publikuar në revistën “Nature” sugjeron se Zona e Madhe e Mbeturinave në Paqësor nuk ndikon vetëm në ndotjen e oqeaneve, por edhe në atmosferën dhe klimën globale.
Zona, e vendosur mes Havait dhe Kalifornisë, përmban miliona ton mbeturina plastike dhe është më shumë se dy herë më e madhe se shteti i Teksasit. Me kalimin e kohës, plastika shpërbëhet në mikro dhe nanoplastika, të cilat mund të ngrihen në ajër përmes erës.
Sipas studiuesve, këto grimca nuk janë neutrale për klimën. Ato mund të thithin rrezatim diellor dhe të kontribuojnë në rritjen e temperaturave. Plastikat me ngjyrë, si e kuqja, bluja apo e zeza, thithin deri në 75 herë më shumë rrezatim sesa plastika e tejdukshme.
Ekspertët theksojnë se ndikimi i mikroplastikës në klimë aktualisht është më i ulët krahasuar me ndotës të tjerë si bloza e karbonit, por paralajmërojnë se ai mund të rritet nëse ndotja plastike vazhdon.
Studimi gjithashtu ngre shqetësime për ndikimin e mundshëm të mikroplastikës në shëndetin e njeriut, një fushë ende në faza të hershme kërkimi.