Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në kryeqytetin suedez Stockholm është hapur një eksperiment i pazakontë: një kafene ku një agjent i Inteligjencës Artificiale menaxhon pothuajse çdo aspekt të biznesit.
Sistemi, i quajtur “Mona” dhe i zhvilluar nga startup-i Andon Labs, është i bazuar në teknologjinë e Google DeepMind dhe merr vendime për punësime, furnizime dhe operacionet e përditshme.
Ndërsa baristat njerëzorë ende përgatisin kafenë dhe shërbejnë klientët, inteligjenca artificiale menaxhon pjesën më të madhe të biznesit.
Sipas të dhënave të para, kafeneja nuk po gjeneron ende fitim, pasi shpenzimet fillestare janë të larta dhe sistemi ka bërë edhe gabime në menaxhimin e stokut, si porositja e sasive të tepërta të pajisjeve apo produkteve të panevojshme.
Ekspertët e industrisë paralajmërojnë se eksperimente të tilla ngrenë pyetje serioze etike, sidomos për përgjegjësinë në rast gabimesh apo dëmesh.
Andon Labs thotë se projekti është një “test në kushte reale” për të kuptuar se si Inteligjenca Artificiale mund të menaxhojë biznese në të ardhmen.