Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Këshilli Bashkiak i Lezhës ka miratuar vendimin për vendosjen e tarifave për përdorimin e çadrave dhe shezlongëve në plazhe, përfshirë edhe ato publike.
Sipas këtij vendimi, qytetarët do të paguajnë nga 300 lekë (rreth 3 euro) për shërbimet bazë në plazhet publike, ndërsa në zonat private çmimet do të variojnë deri në 2000 lekë (20 euro), në varësi të zonës dhe nivelit të shërbimit.
Kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu, ka deklaruar se ky unifikim tarifash synon të vendosë rregulla të qarta dhe të shmangë abuzimet e konstatuara në sezonet e kaluara, duke përfshirë edhe strukturat hoteliere përgjatë vijës bregdetare.
Nga ana tjetër, përfaqësues të opozitës në këshillin bashkiak i kanë cilësuar tarifat si të larta, duke paralajmëruar ndikim në buxhetin e pushuesve.
Megjithatë, autoritetet bëjnë të ditur se 30% e hapësirës bregdetare në Shëngjin dhe Tale do të mbetet pa pagesë, duke garantuar akses për të gjithë qytetarët.