Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas të dhënave zyrtare të Banka Botërore, rreth 23.4 për qind e popullsisë në Shqipëri ka jetuar vitin e kaluar me vetëm 8.3 dollarë në ditë, ose rreth 681 lekë.
Shifrat tregojnë se Shqipëria, së bashku me Kosovo, vazhdon të ketë nivelin më të lartë të varfërisë në rajon edhe gjatë vitit 2025, ndërsa trendi pritet të vazhdojë të paktën deri në fund të dekadës.
Sipas metodologjisë së Bankës Botërore, rreth 60 për qind e kësaj shume — afërsisht 400 lekë në ditë — përdoren vetëm për ushqim. Me këtë buxhet, qytetarët mund të blejnë vetëm produkte bazike si bukë, vezë, qumësht, patate, makarona ose fasule, ndërsa produktet si mishi, ëmbëlsirat apo konsumimi në lokale mbeten pothuajse të paarritshme.
Pjesa tjetër prej 281 lekësh përdoret për të mbuluar faturat e energjisë elektrike, ujit, transportit dhe higjienës bazë. Vetëm transporti urban kushton rreth 80 lekë në ditë, duke e bërë edhe më të vështirë menaxhimin e shpenzimeve.
Raporti thekson se shumë nevoja bazike mbeten të papërballueshme për këtë kategori të popullsisë, përfshirë qiranë, shërbimet shëndetësore, medikamentet, arsimin dhe veshmbathjen.
Ekspertët paralajmërojnë se kjo situatë ndikon jo vetëm në mirëqenien sociale, por edhe në zhvillimin ekonomik dhe cilësinë e jetës në vend.