Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Biznesmeni amerikan Ted Turner, një nga figurat më ndikues në historinë e mediave moderne, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. Ai ishte themelues i CNN dhe njeriu që krijoi modelin e televizionit informativ 24-orësh, një revolucion që ndryshoi mënyrën se si bota konsumon lajmet.
Sipas kompanisë Turner Enterprises, Turner ndërroi jetë i rrethuar nga familja e tij. Ai ishte diagnostikuar në vitin 2018 me demencën Lewy body, një sëmundje neurologjike progresive.
Turner e nisi rrugëtimin e tij si pionier i mediave dhe më pas ndërtoi një perandori të gjerë që përfshinte CNN International, Cartoon Network, TNT dhe Turner Classic Movies.
Përveç mediave, ai u bë edhe një nga pronarët më të mëdhenj të tokave në SHBA, duke investuar në ruajtjen e natyrës, mbrojtjen e specieve të rrezikuara dhe projektet mjedisore. Ai dhuroi gjithashtu rreth 1 miliard dollarë për organizata të Kombeve të Bashkuara.
Turner ishte gjithashtu figurë e njohur publike për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh të guximshëm, duke fituar nofka si “Captain Outrageous” dhe “The Mouth of the South”.
Trashëgimia e tij mbetet e lidhur ngushtë me transformimin e medias globale dhe me lindjen e epokës së lajmeve 24-orëshe.