Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Megan Thee Stallion: “Jetoj dy jetë të ndryshme”

Muzikë  |  07.05.2026 Ora 16:29   

 

Reperja amerikane Megan Thee Stallion ka folur hapur për mënyrën se si ka mësuar të ndajë jetën e saj private nga fama dhe karriera në muzikë.

Në një intervistë për Entrepreneur, ajo shpjegoi se për një periudhë të gjatë ka ndier sikur identiteti i saj publik kishte filluar të mbizotëronte mbi jetën reale.

Ajo tha se ka mësuar të bëjë dallimin mes Megan Pete, personit të vërtetë, dhe Megan Thee Stallion, figurës së saj publike si artiste. Sipas saj, kjo ndarje është bërë e domosdoshme për të ruajtur ekuilibrin emocional dhe marrëdhëniet personale.

Reperja tregoi gjithashtu se fama ka ndryshuar mënyrën se si e trajtojnë edhe njerëzit e afërt, duke u shprehur se shpesh nuk ndihet më si “Megan e zakonshme” për ta, por si një personazh publik.

“Kur kthehem në shtëpi, nuk mund ta marr gjithë ditën me vete. Ajo që ndodh në skenë apo në punë nuk duhet të ndikojë në jetën time private”, u shpreh ajo, duke theksuar rëndësinë e ndarjes së këtyre dy botëve.

Deklaratat e saj vijnë pak kohë pas ndarjes nga basketbollisti Klay Thompson, një periudhë që ajo e ka përshkruar si reflektuese dhe të fokusuar te vetja.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing